FUSHË-ARRËZ- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Fusha-Arrëz, konkretisht në afërsi të fshatit Lumbardh.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje, ndërsa flakët po përparojnë në drejtim të malit të Tuqit, duke rrezikuar shumë sipërfaqe të tjera.

Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, por terreni dhe errësira e bëjnë të pamundur një ndërhyrje efektive. Ende nuk ka detaje apo persona të dyshuar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb