GRAMSH- Një zjarr masiv ka rënë sot në fshatin Zenelas të Gramshit. Zjarri nisi të përhapej me shpejtësi rreth mesditës, ndërsa mësohet se rreth1 hektarë siëprfaqe me shkurre është shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja zjarrfikëseve në kohë ka shpëtuar banesat në afërsi të vendit që po digjej.

Zjarr Gramsh (1)
Zjarr Gramsh (1)

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era. Forcat zjarfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb