FUSHË-KRUJË

Një zjarr ka rënë në fshatin Halil të Fushë-Krijës. Flakët kanë djegur 20 dynym shkurre, pisha e dushk.

Deri më tani zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët po përparojnë të favorizuara nga era e fortë.

Dy zjarrfikëse të Krujës po punojnë për të shuar flakët, por mungesa e rrugës drejt vatrës ia pamundëson ndërhyrjen e plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb