PARIS- Përfshihet nga flakët hoteli më i njohur në Paris, i cili ishte ‘streha’ e njerëzve të njohur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00, ndërsa zjarri ka rënë në një pjesë të hotelit që ka qenë duke u rikonstruktuar.

Hoteli Ritz me 5 yje është frekuentuar që nga princesha Ledi Diana, Çaplinit, Coco Chanel si dhe Ernest Hemingway. Mësohet se para pak se të ndërronte jetë pas aksidentit tragjik, princesha Diana së bashku me miliarderin Dodi Al Fayed.

Mediat franceze bëjnë me dije se nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe s’ka të lënduar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: