Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme ishullin e Sazanit. Vatra e regjistruar pak më parë në ishull rrezikon të përfshijë edhe pyllin e Sazanit.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar marina ushtarake, ndërsa mësohet se punonjës të rojes bregdetare janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes thanë se 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e Forcave Detare është gjithashtu në gatishmëri për cdo ndërhyrje të nevojshme.

Nuk dihet ende se cfarë e ka shkaktuar zjarrin në Sazan, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: