Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Bashkinë e Gjirokastrës. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po përhapet me shpejtësi në drejtimin verior.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të PMNZSH Gjirokastër. Situata vlerësohet tejet kritike pasi flakët favorizohen nga temperaturat e larta që shënojnë 42 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: