RUBIK

Fshati Katund i Vjetër në Rubik rrezikohet seriozisht nga zjarri. BalkanWeb mëson se zjarri i cili ka rënë në Lalm-Lukaj tashmë po përhapet dhe po i afrohet fshatit.

Një kodër ndaj zjarrin nga fshati dhe për dy orë flakët mund të futen në zonën e banimit. Disa banesa të cilat janë në pyll rrezikojnë seriozisht nga situata.

Policia ka shkuar për të parë gjendjen në terren, teksa zjarrfikëset dhe ushtria kanë sot gjithë ditën që përpiqen për të mbajtur larg zjarrin teksa është bërë dhe një kërkesë për ndërhyrje nga ajri me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb