TIRANË

Edhe pse temperaturat janë relativisht të ulëta, vatrat e zjarrit vijojnë të gllabërojnë qindra hektarë tokë në vend, ndërsa raste të tilla janë shënuar edhe në parqet kombëtare të mbrojtura nga shteti.

Gjatë ditës së sotme, një vatër zjarri vijon të djegë prej dy orësh  një sipërfaqe të madhe me bimësi të egër në luginën e përroit Kasharajt në Lushnje.

Flakët po përhapen me shpejtësi si rezultat i erës së fortë, ndërkohë dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre.  Përgjatë kësaj lugine si dhe në fund të saj ndodhen disa  pemë frutore dhe shtëpi banimi, të cilat rrezikojnë jo pak nga zjarri masiv që po përparon me shpejtësi drejt tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: