Një vatër zjarri në nënstacionin e vjetër, linja 35 volt, ka lënë pa energji dy lagje në Gjirokastër. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë plasja e një prej çelësave në këtë nënstacion. Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se pa drita kanë ngelur edhe njësitë administrative Lunxhëri, Antigone, Dropull.

Ndërkohë që në terren ndodhen punonjës të OSHEE-së të cilët po punojnë për të rregulluar dëmet.

Nuk dihet se sa do të vijojë shkëputja e energjisë elektrike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: