DURRËS

Një 70- vjeçare e cila jetonte e vetme në Durrës ka ndërruar jetë pasi në orët e para të mëngjesit një zjarr ka përfshirë banesën e saj.

Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 në lagjen Nr.10. E moshuara D.K, jetonte në katin e dytë të pallatit. Policia ndodhet në vendngjarje tashmë për të zbardhur shkaqet e vërteta të zjarrit në banesën e D.K, që i mori dhe jetë kësaj të fundt.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb