Një zjarr ka rënë këtë pasdite në zonën e Astirit, në Tiranë.

Policia njofton se zjarri ka përfshirë një banesë në rrugën “Loni Ligori”, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: