Një zjarr ka rënë këtë mëngjes në një banesë në Gjirokastër.

Policia njofton se është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: