Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa gazetarja Lorena Kodra sjell pamjet e para në redaksinë e “BalkanWeb”.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi, ndërsa në pamjet që sjell “BalkanWeb” shihen rrobat e djegura të familjes të hedhura nga dritarja e apartamentit.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb