SKRAPAR- Një 61-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kalluç” të qytetit të Poliçanit, ndërsa viktima është shtetasi Kamber Zeka. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë, 61-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e asfiksisë.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: