Një burg në Indonezi është përfshirë nga zjarri, duke të lënë të vdekur të paktën 40 persona. Sipas mediave, zjarri ka shpërthyer rreth orës 1 pas mesnatës.

“Shkaku i këtij zjarri është duke u hetuar”, tha ministrja Rika Aprianti, duke shtuar se të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu në provincën më perëndimore të Java-s.

Sipas saj, blloku strehonte të burgosurit që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën dhe kishte një kapacitet për 122 persona.

Megjithatë, ajo nuk e konfirmoi se sa njerëz ishin të pranishëm kur shpërtheu zjarri, por tha se burgu ishte i mbipopulluar.

https://twitter.com/i/status/1435496605621252101

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: