Të paktën 10 persona janë plagosur nga një zjarr në një fermë luleshtrydhesh në Berlin të Gjermanisë.

Zjarri ka rënë në “Fshati i luleshtrydheve Karl”, që pret çdo ditë vizitorë dhe kryesisht fëmijë. Shkaqet nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë mediat gjermane shkruajnë se në ato momente ferma ka qenë mbushur me vizitorë.

Sipas autoriteteve vendase, nëntë persona janë dërguar në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të tymrave, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të shuarjes.

“Fshati i luleshtrydheve” është një destinacion jashtëzakonisht popullor për familjet, duke ofruar një sërë aktivitetesh, si dhe pret më shumë se një milion vizitorë në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb