KORÇË

Një zjarr ka rënë në një garazh në Korçë teksa janë djegur 3 automjete.

Policia bën me dije se garazhi është në pronësi të 51- vjeçari Ilir Meti i cili ka pasur dhe një prej automjeteve të djegur kurse dy të tjerët kanë qenë në pronësi të një tjetri i cili kishte marrë garazhin me qera.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në orën 03:40 në lagjen 17 të Korçës ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb