Lagjja më e madhe periferike e qytetit të Beratit, lagjja “Uznovë”, ndodhet prej 1 ore në errësirë. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.

Kanë qenë disa fole dallëndyshesh, që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë. Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Pas njoftimit të banorëve, në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre. Pas lokalizimit të flakëve, elektricistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb