UKRAINE– Autoritetet ukrainase deklaruan se tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në një kamp për të rinj. Ngjarja e rëndë ndodhi në portin e qytetit të Odesas.

Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen, shkruan rt.

Mes të tjerash Hroysman tha se, “Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”. Sakaq, autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: