TIRANË

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një magazinë në hyrje të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, zjarri ka rënë rreth orës 16:40 në një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se zjarrfikësit po përpiqen të shuanë zjarrin, por problem është rreziku nga asfiksia sepse zjarri është në bodrumin e magazinës. Nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar në objekt. Nga verifikimet me stafin vetem 1 prej punonjësve të sigurisë nuk është pergjigjur në telefon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: