Një magazinë me bazë ushqimore është djegur në fshatin Zheje të Kurbinit. Pranë magazinës ndodhen edhe tri banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se në vendngjarje janë dy zjarrfikëse dhe se po vijon puna për izolimin e flakëve.

Po punohet edhe me mjete rrethanore për izolimin e vatrës së zjarrit.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me shkakun e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: