FRANCE

Dhjetë persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë, për shkak të një zjarri që përfshiu një pallët në Paris. Ndërsa rreth 30 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe 6 zjarrfikës.

50 persona janë evakuuar nga zjarrëfikësit në katetet e sipërme të pallatit, aty ku edhe nisi zjarri. Sipas prokurorit, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe polici ka arrestuar një grua të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Dyshohet se ajo ka pasur konflikt me një fqinjë . Zjarri u vu nën kontroll pas një operacioni prej 5 orësh, njoftojnë mediat e huaja. Rreth 250 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje të cilët ndihmuan në shpëtimin e disa prej të bllokuarve.

“Kur mbërritëm ne u përballëm me një situatë apokaliptike. Shumë persona po kërkonin ndihmë nga dritaret”-është shprehur zëdhënësi i shërbimit të zjarrëfikësve. Edhe ndërtesat përreth pallitit që u përfshi nga flakët u evakuuan për të shmangur rreziqet e mundshme. Ndërkohë po punohet për të gjetur mundësi akomodimi për personat e prekur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: