TIRANË- Një zjarr i madh i shpërthyer në apartamentin e tre vajzave në katin e dytë të pallatit “Everest” në zonën e Astirit në Tiranë për pak ka rrezikuar jetën e gjithë banorëve, ndërsa njërës nga vajzat, i është dashur të kapërcejë nga ballkoni për t’i shpëtuar djegies.

Zjarri që ra në orët e mesnatës dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkëndije elektrike.

Flakët dhe tymi ishin aq të mëdha sa në vendngjarje shkuan 4 makina zjarrfikëse, të cilët bënë edhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit. Për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në vendngjarje shkuan edhe dy ambulanca, si dhe forcat e policisë.

Bëhet me dije gjithashtu se vajza që kapërceu nga ballkoni i apartamentit të saj tek ai i fqinjëve, pati fraktura në këmbë dhe u dërgua për mjekim në QSUT.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb