TIRANË

Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë katin e shtatë të pallatit.

Në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse dhe një autoshkallë dhe pas disa minutave punë flakët janë vendosur nën kontroll, teksa është djegur një dhomë e apartamentit. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë të alarmuar.

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar pronarin e banesës, i cili ishte mbyllur në banjo për t’i shpëtuar flakëve. Ai u transportua në spital për shkak të problemeve nga tymi.

Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: