TIRANË- Një zjarr ka rënë sot pasdite në një pallat në afërsi të fabrikës së bojërave ‘Astir’ në Zonën e Unazës së Re. Mësohet se nga zjarri është djegur pothuajse i gjithë rrjeti elektrik i pallatit si dhe kabina e ashensorit.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët kanë arritur të fikin zjarrin. Për momentin edhe policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Sipas burimeve paraprake fatmirësisht nuk ka asnjë person të lëndur, edhe pse i gjithë pallati ka qenë në panik nga frika e përhapjes së zjarrit dhe nga pamundësia për të dalë nga banesat nëpërmjet ashensorit.
(foto ilustruese)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: