Një vatër zjarri është regjistruar në një servis në Pogradec, ku për pasojë janë djegur disa automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në fshatin Leshnicë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete, të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: