Rreth orës 01.00 pas mesnate një zjarr përfshiu automjetin “Land Rover” me targa AA 064 AX, ne pronesi te OSHEE. Makina gjendej në katin e parë nëntokësor të një pallati në lagjen numër 1 në Durrës. Si pasojë e zjarrit u rrezikuan një numër i madh automjetesh, të parkuara në garazhin e pallatit. Zjarrëfikëset kanë ndërhyrë dhe bëne të mundur fikjen e zjarrit.

(Pamjet e vendgjarjes sigurohen nga gazetarja Klodiana Haxhiaj)

Sipas njoftimit të policisë “Më datë 22.01.2016, rreth mesnatës, në lagjen Nr.1 në Durrës, ka rënë zjarr në parkingun nëntokësore të një pallati.
Për pasojë, është djegur plotësisht mjeti tip Land Rover me targa AA 064AX, në pronësi të subjektit OSHEE.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të saj. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: