Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Patosit.

Gazetari Ervis Kuçi, ka raportuar për “BalkanWeb”, se zjarri fillimisht ka përfshirë mbeturina, ndërsa re të mëdha tymi kanë përfshitë të gjithë zonën dhe banesat aty pranë.

Kanë qenë pikërisht banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë marrë nën kontroll situatën, pa rrezikuar përhapjen e tyre.

Mendohet që zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe është vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, ndërsa I dalë jashtë kontrollit ai ka rrezikuar edhe banesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: