Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në pyllin me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale, në rrëzë të malit të Tomorit, në ish-komunën e Rroshnikut.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që pasi kanë parë flakët kanë njoftuar Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri. Vendi ku është shfaqur zjarri është 2 orë larg nga rruga ku mund të kalojnë mjetet dhe terreni është shumë i vështirë.

Kjo ka bërë që zjarrëfikësit të detyrohen të ecin në këmbë dhe të luftojnë me flakët vetëm me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës. Zjarri ka marrë përshpejtime të mëdha duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pishe të egra si dhe sipërfaqe me shkurre apo kullota.

Edhe në këto momente po vijon puna për vënien nën kontroll të zjarrit, por era e fortë dhe terreni i vështirë janë duke favorizuar flakët e zjarrit që duke se po përparojnë përgjatë zonës së Tomorrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb