TIRANË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në zonën e Selitës duke djegur rreth 5-6 hektarë me ullishte. Dyshimet e para flasin për një zjarr të vënë qëllimisht, por policia pritet të hetojë për këtë.

Aktualisht zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e flakëve. Nëse flakët nuk vihen në kontroll në rrezik janë edhe disa banesa private afër zonës së ullishteve.
(foto ilustruese)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: