Një zjarr i papritur është regjistruar në një shesh-pushim të një blloku pallatesh në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit.

Zjarri është pikasur nga banorët që të tmerruar nga tymi dhe flakët njoftuan zjarrëfikësit.

Pas mbërritjes në vendngjarje,zjarrëfikësit mundësuan lokalizimin e flakëve të zjarrit që ishin duke depërtuar edhe afër një servisi motorrash dhe në një kohë të shkurtër u mundësua edhe shuarja e flakëve.

Specialistët e Repartit Zjarrëfikës konfirmojnë se,zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe në bashkëpunim me policinë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas specialistëve të Repartit Zjarrëfikës,persona të papërgjegjshëm kanë grumbulluar plehra e mbeturima të ndryshme,mes tyre edhe goma dhe i kanë vënë flakën brenda bllokut të pallateve.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvënie që paraprakisht mendohet të jetë vendosur për shkak të konkurencës,pasi zjarri rrezokoi serizisht përhapjen brenda servisit të motorrave që ndodhej shumë pranë zjarrit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb