Vetëm ndërhyrja e shpejtë e shërbimit pyjor të Pukës dhe shërbimit zjarrfikës ka shpëtuar nga flaket një lagje në fshatin Shkozë të bashkisë Pukës. Flakët në pak çaste përfshinë tokat bujqësore dhe sipërfaqet pyjore të zonës.

Shkak për vatrën e zjarrit dyshohet një cigare e hedhur shkujdesur nga ndonjë makinë e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në barin e thatë dhe shkurret pranë rrugës automobilistike ku shtrihet zjarri.

Mustafë Kopani, zv. kryetar i bashkisë Pukë tha se Bashkia e Pukës ka vënë vëzhgues në të gjithë masivët pyjorë të zonës me qëllim evidentimin në kohë të flakëve. Kjo është vatra e parë e zjarrit në sipërfaqet pyjore të Pukës për këtë vit, dikur një ndër zonat më problematike për zjarret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: