BERAT

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatih Starovë në Berat.

Zjarri është vënë nga vetë fermerët për të djegur mbeturinat dhe mbetjet bujqësore por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi nga shkurret e ferrishtet në drejtim të tokatve bujqësore dhe në zonat me pemë frutore e vreshta.

Menjëhere pas njoftimit,në zonë kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës,të cilët kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontrroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve.

Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri,që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët,duke shkaktuar dëme të mëdha.Si pasojë e zjarrit të rënë pasditen e sotme në fshatin Starovë, janë djegur 2 ha parcela të mbjella me misër,pemë frutore dhe vreshta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb