SHKODER- Parku Kombëtar i Thethit është përfshirë pasditen e sotme nga një vatër zjarri. Mësohet se flakët janë përhapur në një zonë ku terreni është i vështirë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se forcat e zjarrfikëses nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer, por edhe për faktin se bien gurë dhe pisha të djegura.

Ndërkohë, nëse zjarri avancon, pritet të ndërhyhet me helikopter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: