LEVAN

Është përfshirë nga flakët një pjesë kodrinore e liqenit, në Levan të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se vatrat e zjarrit janë ende aktive, duke djegur sipërfaqe me ullinj e shkurre.

Raportohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët.

Vlen për t’u theksuar, se zjarrfikëset kanë shkuar në këmbë në vatrat e zjarrit, pasi makinat nuk mund të ngjiten për shkak të terrenit të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb