Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Peshtan, duke përfshirë ullishtën dhe varrezat. Flakët kanë djegur ullinj dhe po i afrohen pyllit me pisha.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Kodra e Likovunit” ku ndodhen dhe antenat e transmetimi për telefona dhe ato televizive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb