Një sipërfaqe tokë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në unazën e qytetit të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se  zona ku ka ndodhur ngjarja, që mësohet të jetë një kasolle prej druri,  është shumë afër banesave të komunitetit rom dhe egjiptian ndërsa sipas punojnësve të shërbimit zjarrfikës po punohet për shuarjen e zjarrit dhe deri në këto momente flakët nk shfaqin rrezik për ta.

Mësohet se 2 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po heton për shkaqet e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb