Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Morave në Berat.

Pas njoftimit të marrë,në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse,që kanë lokalizuar me shpejtësi flakët dhe kanë shuar zjarrin.

Sapo kanë mbërritur  në vendin e zjarrit,zjarrëfikësit kanë gjetur edhe piromanin Ylli Metani,që u kap duke vijuar të vinte sërish zjarr në pika të ndryshme.

Është njoftuar menjëherë policia,që ka arrestuar zjarrëvënësin Ylli Metani dhe e ka shokëruar atë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb