Ish-vend grumbullimi i mbeturinave në Laç është përfshirë nga flakët mesnatën  e kësaj të premte. Zjarri i cili është konstatuar rreth orës 23:30 dhe është përhapur duke djegur edhe pishat përreth.

Zjarrfikëset e Laçit si dhe fadromat e bashkisë shkuan ne vendngjarje dhe pas disa orë perpjekje arritën të vendosin nën kontroll flakët. Sipas kryetares së Bashkisë Kurbin, zjarri ka qënë i qëllimshëm pasi ky vend i përdorur për grumbullimin e mbetjeve është i mbyllur prej 1 viti dhe ato dërgohen në landifillin e Bushatit.

Një dite më parë kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia që ka organizimi për pastrimin e qyteteve duke e marrë si shembull Pjerin Ndreun kreu i bashkisë Lezhë si një ndër qytetet më të pastra të vendit dhe duke kritikuar ashpër kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron si ‘shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: