SHËNGJIN

Një zjarr i rënë që prej disa orëve në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se janë djegur disa mbeturina dhe era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur tek shkurret aty pranë.

Për shuarjen e flakëve po punojnë prej orësh zjarrfikësit. Po digjen shkurre dhe ferra. Po ashtu, bëhet me dije se janë rrezikuar nga flakët disa pallate aty pranë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb