Në një betejë mes dy “gjeneralëve” dhe një loje shahu, të kujdesshëm në çdo detaj, triumfator në fund del Ilir Daja, ndërsa festa është e gjitha e kuqe. Partizani ndez garën për titull, sheh Vllazninë vetëm katër pikë larg dhe tashmë nisin me kohë të plotë ti japin jetë objektivit titull. “Fair Play” nuk kufijtë e të paimagjinueshmes për realitetin shqiptarë, gola, raste për shënim, praktikisht dy ekipet dhuruan gjithçka por “qershia mbi tortë” ishte ky gol i Erald Çinarit, detaji që vendosi këtë sukses jashtëzakonisht të rëndësishëm. Partizani dhe Kukësi zbritën me shumë respekt në fushën e lojës, u kujdesën në rrallë të parë të mos gabonin duke bërë që rastet për shënim në pjesën e parë të ishin me pikatore. Pavarësisht një fillimi të vrullshëm ku Bitri kërcënoi portën e Xhikës me një goditje me kokë, ritmi i lojës ra shumë shpejt, me dy ekipet që s’postuan ndeshjen në gjysmëfushë. Llogaritë e Ilir Dajës morën një goditje të paparashikuar teksa Zhunjor u largua nga fusha e lojës i dëmtuar në minutën e 24-të, vendin e tij e mori Kardozo. Kukësi reagojë me goditje standarde, Alban Hoxha u vendos jo pak në siklet në dy momente duke shmangur me eksperiencë pështjellimin në zonën e tij.

Në një ndeshje të tillë detajet bëjnë diferencën, nga një i tillë, një kundërsulm perfekt në minutën e 63-të erdhi dhe goli i avantazhit. Jasir Asani u shkëput bukur në krahë, hodhi në kros të bukur në zonë, aty ku Çinari me një koordinim perfekt dërgoi topin në rrjetë dhe Partizanin në avantazh. Epërsia e të kuqve mori një tronditje të fortë në minutën e 78-të ku predha e Demirit u përplas në traversë.

Në futbollin shqiptar nuk ndodh shpesh të shohim raste të tilla ku respektohen rregullat e “fair play”, aq më tepër në një përballje kaq delikate. Në minutën e 87-të në vijimet e aksionit, në zonën e Kukësit, topi shkon në këmbët e Murataj që godet duke dërguar topin në rrjetë, pavarësisht se në tokë ndodheshin dy lojtarë të verilindorëve.

Goli konsiderohet i rregullt por për të rikthyer gjithçka në vend mendojnë lojtarët dhe stafi i Partizanit që lejojnë Limaj të realizojë, një gjest i rrallë që shënjoi këtë sfidë ndërsa mbyll ndeshjen me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve. Partizani me të drejtë feston për këtë sukses që i afron gjithnjë e më shumë me Vllazninë ndërsa Kukësi vijon sezonin me ulje ngritje të mëdha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb