Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bar të thatë në lagjen “Çlirim” në periferi të qytetit të Lushnjes.

Zjarri ka rënë në një zonë me banesa a private është vënë nën kontroll në kohë rekord nga zjarrfikësit e Lushnjes pasi rrezikonte banesat.

Kanë mbërritur edhe efektivët e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Në zonë është takuar energjia elektrike dhe është eleminuar rreziku i përhapjes së zjarrit. Pasi është vënë nën kontroll situata zjarrfikësit e Lushnjes kanë konstatuar tela të këputur të energjisë elektrike dhe dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije që ka këputur telat përcjellës.

Kanë mbërritur dhe punonjësit e grupit të avarive të osshe Lushnje për riparimin e linjës elektrike që furnizon lagjen Çlirim në Lushnje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb