Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e kalasë së qytetit të Pogradecit.

Gazetarja Lorena Kodra sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se tymi e flaka kanë pushtuar zonën, ndërsa thekson se zjarri është pranë shtyllave të tensionit të lartë dhe rrezikon një bujtinë.

Sipas informacioneve nga punonjës të shërbimeve, bëhet e ditur se janë të paktën tri vatra aktive zjarri në këtë zonë. Aktualisht bëhet e ditur se po digjen shkurre dhe pisha, ndërsa nuk dihet ende sa është sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: