TIRANË- Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Mine Peza”, në katin e 4 të një pallati ku banesa e shtetasit S. D. është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe pas disa minutash është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole të vogël gazi, në ballkonin e banesës. Nga fotot e siguruara nga Balkanweb duken qartë dëmet e mëdha dhe shkatërrimi i banesës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: