Zjarr në mesnatë në qendër të Tiranës,  tek “Sarajet” vend i cili  është edhe monument kulture.  Zjarri pasi u shua një herë nga zjarrfikësja,  pas largimit të saj është riaktivizuar.

Për një periudhë kohe,  në vendgjarje ndodheshin vetëm qytetarë dhe policë, deri sa  zjarrfikësja është rikthyer dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll të  flakëve që tashmë janë shuar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar  për ndërtim në kryeqytet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb