Zjarret kanë përfshirë edhe Afrikën Veriore duke lënë të paktën 7 persona të vdekur në Algjeri.

 

Sipas Aljazeera, disa shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga flakët.

Algjeri

Së paku 19 zjarre kanë shpërthyer në 14 provinca të shtetit të Afrikës Veriore.

Ndryshe, me zjarre po përballen edhe disa shtete në Evropë, Azi e në Amerikën Veriore.

Në vitin 2020, gati 440 kilometra katrorë pyll u shkatërruan nga zjarri dhe disa persona u arrestuan nën dyshimin për zjarrvënie.

 

Të hënën, OKB lëshoi një raport të madh që tregon se si kërcënimi nga ngrohja globale është edhe më akut nga sa mendohej më parë.

Reuters

Greqia dhe Turqia kanë shënuar viktima, përpos dëmeve të mëdha materiale dhe djegies së mijëra hektarëve me pyje.

 

Reshjet e shiut sollën lehtësim për disa pjesë të Turqisë, por 5.000 zjarrfikës vazhduan të luftojnë kundër zjarreve për ditën e njëmbëdhjetë radhazi.

 

Me zjarre në natyrë po përballet edhe Rusia, ku raportohet për mbi 250 vatra aktive. Rajoni më i prekur është Siberia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb