Gjatë ditëve të fundit edhe pse ka pasur mbizotërim të një moti me reshje dhe temperature të ulëta në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit, janë shfaqur disa vatra zjarrit, nga të cilat janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e pyje.

Edhe gjatë orëve të fundit në Bashkinë e Elbasanit janë shfaqur dy vatra të fuqishme zjarri.

Në orët e para të mbrëmjes së kësaj të diele, në masivin pyjor të Shushicës, rreth 11 km larg Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri e cila është përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të madhe pyjore.

Mbizotërimi i erës së fortë, ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, por megjithatë ata po punojnë për neutralizimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: