Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, falënderon të gjithë ata që u angazhuan gjatë muajit gusht për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati i BE jep lajmin se Shqipëria do të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Tani që shumica e #zjarreve që rrezikuan jetët dhe #mjedisin në Shqipëri ?? janë shuar, është koha të falënderojmë Forcat e Armatosura shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet vendore që luftuan heroikisht duke rrezikuar jetën e tyre. Faleminderit! Krenar për mbështetjen e sjellë nga helikopterët ? holandezë ?? dhe çekë ?? dhe ekipet e specializuara të sjella nën mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Ndihmës Humanitare #EUCivPro. Duke parë përpara, është koha të shtohet parandalimi dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive. #Shqipëria ?? mund të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 Milion eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. #BE ?? do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë ??në kohë të vështira”, shkruan ambasadori Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb