SHBA

Mediat amerikane raportojnë se zjarret masive në Kaliforni kanë djegur më shumë se 1 milionë hektarë pyje.

Deri tashmë janë djegur aq pyje, ndërsa zjarret janë në përmasa të mëdha dhe mund të djegin më shumë hapësira të gjelbërta.

Një zëdhënës i Zjarrfikësve, Steve Kaufmann deklaroi se shumica e vatrave të zjarrit kanë nisur nga rrufetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë më shumë se 12 mijë rrufe, të cilat kanë shkaktuar plot 585 vatra të zjarrit në pyjet kaliforniane. Deri tashmë, më shumë se 1.1 milionë hektarë tokë janë djegur, ndërsa më shumë se 13 mijë zjarrfikës po punojnë për të shuar flakët.

Zjarrfikësit po përpiqen që të mbajnë nën kontroll flakët e zjarrit që kanë vrarë së paku 4 persona. Dy nga vatrat e zjarrit janë ndër më të mëdhatë e regjistuara ndonjëherë në shtetin e Kalifornisë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Njusom deklaroi se në pjesën veriore janë duke u shkaktuar shumë dëme nga ana e flakëve. Presidenti amerikan Donald Trump tha se po punohet për të shuar zjarret.

Zonat ku ka rënë më shumë flakë janë Napa, San Mateo, Santa Cruz, Solano, Sonoma dhe Yolo, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb