TURQI

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dhënë informacion mbi përpjekjet e autoriteteve në luftën kundër zjarreve masive.

Deri më tani janë edhe 14 zjarre në pyje që duhet të vendosen nën kontroll teksa në 57 të tjera situata është ende më e qetë.

Ndërkohë beteja vijon edhe në 1 mijë e 140 pika teksa informon se numri i avionëve në territor është rritur me ndihmën e Rusisë, Ukrainës teksa ede Azerbajxhani do të dërgojë.

Ndërkohë Erdogan nuk harroi pa përmendur edhe një hetim për shkakun e zjarreve masive që kanë shpërthyer nga Antalia në Kahramanmaras e më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb